ChatGPT kap 120 milionë përdorues në Europë, BE paralajmëron rregulla të rrepta

22 Tetor 2025 | 18:57

Boti popullor i inteligjencës artificiale gjenerative, ChatGPT, mund të përballet me rregullat më të rrepta të BE-së për platformat, sipas Aktit për Shërbimet Dixhitale (DSA), pasi e kaloi shifrën e 120 milionë përdoruesve mujorë në Europë këtë javë.

ChatGPT, boti i inteligjencës artificiale i krijuar nga kompania amerikane OpenAI, mund të jetë subjekt i rregullave më të rrepta të Bashkimit Europian për platformat, pasi njoftoi të martën se tani ka mbi 120 milionë përdorues aktivë çdo muaj në Europë – një zëdhënës i Komisionit Europian la të kuptohet të mërkurën.

Sipas Aktit për Shërbimet Dixhitale të BE-së (DSA), i cili synon të luftojë përhapjen e përmbajtjes dhe produkteve të paligjshme në internet, platformat më të mëdha përballen me rregulla më të rrepta sesa ato më të voglat, për shkak të ndikimit të madh shoqëror që kanë – përfshirë edhe potencialin për të përhapur përmbajtje të dëmshme dhe dezinformim.

Platformat që kanë më shumë se 45 milionë përdorues mujorë, si Amazon, X (ish-Twitter), TikTok dhe Facebook e Instagram të Metës, duhet të përmbushin detyrime më të larta për transparencën dhe të paguajnë tarifa më të larta mbikëqyrjeje, në mënyrë që Komisioni të mund të monitorojë nga afër masat që marrin për të luftuar përmbajtjen e paligjshme.

Platformat janë të detyruara ta njoftojnë Komisionin Europian për numrin e përdoruesve në bllokun prej 27 shtetesh çdo gjashtë muaj.

OpenAI tha në një deklaratë të martën se “për periudhën gjashtëmujore që përfundon më 30 shtator 2025, kërkimi në ChatGPT kishte mesatarisht rreth 120.4 milionë përdorues aktivë mujorë në Bashkimin Europian.”

“Ky numër përfaqëson një mesatare mujore të përdoruesve me bazë në BE që kanë përdorur funksionin e kërkimit në ChatGPT gjatë gjashtë muajve të fundit – dhe jo përdorimin total të ChatGPT,” thuhej më tej në raport.

ChatGPT deklaroi në shtator se ka rreth 700 milionë përdorues aktivë në javë në nivel global.

I pyetur gjatë një konference për shtyp në Bruksel të mërkurën, zëdhënësi i Komisionit tha se ekzekutivi i BE-së është në dijeni të shifrave të reja të ChatGPT dhe se ka filluar një vlerësim.

“Mund të jetë potencialisht brenda fushës së DSA-së – kjo analizë duhet të bëhet rast pas rasti,” shtoi ai.

Komisioni përdor shifrat e dhëna nga vetë platformat për të përcaktuar nëse ato e kalojnë pragun prej 45 milionë përdoruesish.

Nëse boti do të përfshihej në listën e platformave të mëdha nën DSA, numri total i tyre do të shkonte në 26.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026