Një tjetër tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamchatka në Rusi
Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm Gadishullin Kamchatka në Rusi, njofton Shërbimi i Unifikuar Gjeofizik i Akademisë Ruse të Shkencave.
Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 178 kilometra nga qyteti Petropavlovsk-Kamchatsky, qendra administrative e rajonit, ku lëkundjet u ndien fuqishëm, duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave. Deri më tani, nuk raportohet për viktima, sipas autoriteteve ruse të emergjencave.
Ky tërmet vjen vetëm një ditë pas lëkundjeve më të forta të regjistruara ndonjëherë në gadishullin Kamchatka, që u pasua nga mbi 100 lëkundje të tjera me magnitudë mbi 5.0. Aktiviteti sizmik ka shkaktuar edhe një cunami, duke çuar në paralajmërime për të në të gjithë rajonin e Ishujve Kuril.
Alarme për cunami janë lëshuar edhe në Japoni, ndërsa një kërcënim për dallgë të mëdha është shpallur përgjatë gjithë bregut lindor të Paqësorit.
Sipas të dhënave, valët e cunamit, që arritën deri në dy metra lartësi, kanë shkuar deri në brigjet e Perusë në Amerikën e Jugut dhe kanë arritur edhe në Ishullin e Pashkëve (Rapa Nui), ku nuk janë konsideruar të rrezikshme.
Në Kili, autoritetet nisën evakuimin e popullsisë nga zonat bregdetare si masë paraprake ndaj rrezikut të cunamit. Monitorimi i situatës vijon në shumë vende përgjatë Paqësorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin
“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 10:12 Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)