Chelsea shkarkon trajnerin: Është koha për frymë të re në skuadër

7 Shtator 2022 | 19:43

Champions League nis me  shkarkimin e dy trajnerëve.

Skuadra angleze Chelsea ka shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel 100 ditë pasi është marrë nga pronarë të rinj, Leipzig po ashtu ka shkarkuar trajnerin Domenico Tedesco.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Paris St-Germain Tomas Tuchel largohet pasi fitoi tre trofe në 20 muaj.

Në një deklaratë  të klubit thuhet se pronarët e rinj besonin që  ishte “koha e duhur” për të sjellë një tjetër trajner.

Vendimi ishte marrë  pavarësisht humbjes 1-0 në ndeshjen hapëse të Champions League përballë Dinamo Zagreb.

Në konferencën e fundit për mediat pas humbjes, tekniku 49-vjeçar u shpreh se ishte i inatosur me veten dhe performancën e ekipit të tij

Chelsea pritet të bëjë një emërim të shpejtë dhe ndër të preferuarit e ekipit anglez janë menaxheri i Brighton, Graham Potter, ish-trajneri i Spurs dhe PSG, Mauricio Pochettino, ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dhe trajneri aktual i Leicesterit, Brendan Rodgers.

Chelsea është në vendin e gjashtë në Premier League pas tri fitoreve, një barazim dhe dy humbjeve.

Besohet se kohet e fundit Tuchel kishte humbur besimin e skuadrës dhe bordit dhe ishte bërë më pak komunikues me të dyja grupet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit

Futbollisti norvegjez Erling Haaland tha sot, pas humbjes nga Anglia dhe eliminimit nga Kupa e Botës, se skuadra e tij në Kupën e Botës të këtij viti...
11:30 | 12/07/2026

Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë

Argjentina ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë, në një ndeshje të...
08:38 | 12/07/2026

Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026

Anglia ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, në një sfidë dramatike...
08:34 | 12/07/2026