CIA paralajmëroi pushtimin e Ukrainës nga Rusia, thotë Biden
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden deklaroi se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) paralajmëroi botën, se çfarë po parashikonte Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.
Deklaratën, Biden e dha teksa vizitoi selinë e CIA-s në 75-vjeetorin e saj, shkruan Reuters.
“Ishte falë punës së pabesueshme të profesionistëve tanë të inteligjencës, që ne ishim në gjendje të paralajmëronim botën se çfarë po planifikonte Vladimir Putin në Ukrainë,” tha Biden.
Pak ditë më parë, Putin paralajmëroi Ukraninën se duhet të pranojë shpejt kushtet e Rusisë ose të përgatitet për më të keqen.
Kremlini ka kërkuar më parë që Kievi të njohë sovranitetin rus mbi Gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në vitin 2014, si dhe të njohë pavarësinë e rajoneve separatiste të mbështetura nga Moska në Ukrainën lindore.
LEXONI GJITHASHTU
Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar
Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar
- 17:47 Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit ndryshon protokollin VAR, mund ndërhyjë për të ndryshuar një karton