Cilat janë marrëveshjet e arritura mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë

20 Maj 2025 | 14:36

Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan të hënën arritjen e një seri marrëveshjeve, që përfshijnë tregtimin e produkteve ushqimore, peshkimin dhe aksesin e qytetarëve britanikë në kufijtë evropianë.

Në reagimin e saj, qeveria britanike deklaroi se radhët për kontrollin kufitar të qytetarëve britanikë në Evropë do të marrin fund, edhe pse akordi i arritur mbi këtë çështje ka detaje të tjera që duhet të bëhen publike.

Sa i takon peshkimit, një pakt 12-vjecar mes dy partnerëve u lejon varkave evropiane akses në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar deri në 2038-n.

Në këmbim, Britania do të përfitojë reduktimin e kontrolleve të ushqimeve dhe pijeve në bllok, duke e pasur më të lehtë eksportin e produkteve të saj në kontinentin e vjetër.

Gjithashtu, një akord mbi sigurinë dhe mbrojtjen do t’i hapë rrugën industrisë ushtarake britanike që t’i bashkohet projektit të ri të BE-së, Fondi Evropian për Sigurinë dhe Veprimin, me vlerë 150 miliardë euro.

Dy palët kanë rënë dakord edhe për të bashkëpunuar në skemën e shkëmbimit të eksperiencave për të rinjtë.

Kjo do të thotë se moshat e reja do të mund të udhëtojnë dhe punojnë lirshëm në dy blloqet.

Me këto marrëveshje, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kanë tejkaluar mëritë që pasuan Brexit, edhe pse kundërshtimet nuk kanë munguar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026