Cilat janë prioritetet e kreut të ri të NATO-s

1 Tetor 2024 | 15:07

Ish-kryeministri holandez Mark Rutte mori zyrtarisht të martën detyrën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s nga norvegjezi Jens Stoltenberg.

Në ceremoninë e zhvilluar, Stoltenberg deklaroi se po e linte Aleancën me një “miks ndjesish”, duke renditur si sukses rritjen e shpenzimeve ushtarake nga 23 vende anëtare dhe zgjerimin me 4 vende të reja pas agresionit rus në Ukrainë.

“Po largohem duke e ditur se kemi arritur shumë së bashku. Në dekadën e fundit kemi implementuar përforcimin më të madh të kapaciteteve të NATO-s në një gjeneratë; duke angazhuar më shumë trupa në lindje të Aleancës dhe natyrisht duke kaluar nga shpenzimi i 2 për qind të GDP-së për shpenzime ushtarake nga 3 vende aleate në 23 vende”, tha Stoltenberg.

Nga ana e tij, Rutte u zotua se do të vazhdojë të ndjekë prioritetet e nisura nga paraardhësi i tij, duke e vënë theksin tek mbështetja për Ukrainën dhe jo vetëm.

“Duhet të sigurohemi që Ukraina të mbetet një vend sovran dhe demokratik. Natyrisht, ne duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen tonë kolektive. Ju arritët shumë në këtë aspekt dhe ju ishit ai që ndërtuat të gjitha aleancat përreth globit, të cilat duhet të thellohen dhe zgjerohen për t’u përballur me të gjitha pasiguritë në botë”, tha Rutte.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, Rutte komentoi edhe zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se nuk është i shqetësuar nga një ndryshim i mundshëm i pushtetit.

Ai shtoi se i njeh mirë të dy kandidatët për president, Donald Trump dhe Kamala Harris, dhe se do të punojë me cilindo që të zgjidhet kryetar shteti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026