Cilat janë zonat e Tiranës ku shitet më shumë drogë

21 Shtator 2024 | 21:11

Florida Tilki, specialiste për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Tiranës tregoi në emisionin Revieë në Euronews Albania se llojet e drogave që po qarkullojnë dhe konsumohen sidomos nga të rinjtë në kryeqytet janë nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet.

Ajo tregoi se zonat më problematiku ku është kapur sasia më e madhe e drogës nga policia janë zona e ish-Blloku, Lapraka, ish-Parku, Sauku, Unaza e Re, Ali Demi dhe Kamza.

“Dy-tre operacione janë bërë në zonën e ish-Bllokut, Lapraka është një zonë rreziku, është goditur dhe është kapur një sasi e konsiderueshme, Sauku, gjithë pjesa e Saukut duke qenë e pyllëzuar kanë mundësi për të lëvizur më lirshëm, Unaza e Re në disa zona të saj, Ali Demi është një tjetër zonë e nxehtë dhe së fundi Kamza, se aty ku kemi goditur kemi kapur, ndaj është futur në listë”, shpjegoi specialistja.

Ajo tregoi se lidhja me klientit bëhet kryesisht përmes rrjeteve sociale por edhe me metoda të tjera dhe se bëhet fjalë për grupe janë shumë të kamufluar dhe të kujdesshëm për të mos rënë në sy.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën

Deri pak muaj më parë, emri i Princeshës Maria Carolina të Siçilive Burbon-Dy ishte i njohur kryesisht në qarqet aristokratike evropiane, botën e modës dhe...
17:33 | 04/07/2026

Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)

Më shumë se një shekull pas tragjedisë së Titanikut, Inteligjenca Artificiale po ofron një mënyrë të re për të eksploruar historinë, duke rikrijuar me detaje...
17:14 | 04/07/2026

Sot 22 vite nga Euro 2004, kur Greqia tronditi Evropën dhe 19-vjeçari Ronaldo shpërtheu në lot (FOTO)

Më 4 korrik 2004 u shkrua një nga historitë më të pabesueshme të futbollit evropian. Në stadiumin “Estadio da Luz” të Lisbonës, Greqia mposhti 1-0...
17:02 | 04/07/2026