Cili është roli i Abramoviç në bisedimet Rusi-Ukrainë?

29 Mars 2022 | 10:34

Miliarderi rus, Roman Abramoviç po merr pjesë në bisedimet për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës që po mbahen këtë të martë në Stamboll.

Oligarku, i cili është një prej të sanksionuarve nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës, është parë i shoqëruar nga të dy delegacionet raporton ‘Sky News’, duke iu referuar tre burimeve.

Kremlini pranoi një javë më parë se Abramoviç ka luajtur rol në fillim të bisedimeve, por tani negociatat janë në duar të dy palëve.

Një ditë më parë, ‘Wall Street Journal’ raportoi se Abramoviç dhe dy negociatorë të Ukrainës dyshohet se janë helmuar.

Ka raporte që thonë se Abramoviç ka udhëtuar sa në Stamboll, Moskë dhe Kiev për të çuar mesazhe mes Vladimir Putin dhe Volodimir Zelenskit.

Një zëdhënës i oligarkut ka konfirmuar se përfshirja e tij në bisedime është bërë pas kontaktit nga palë e Ukrainës për të mbështetur në arritjen e një zgjidhjeje paqësore.

Në ditët e para të luftës, producenti i filmave Alexander Rodnyansky bëri thirrje për përfshirjen e personave që mund të kenë ndikim.

“Edhe pse ndikimi i Roman Abramoviç është i kufizuar, ai është i vetmi që u përgjigj dhe mori përsipër që të provonte një gjë të tillë”, tha Rodnyansky.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, miliarderi ka qenë pjesë e takimit mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba.

Oligarku ka hyrë në takim përmes ‘derës së pasme’ duke shmangur kështu vëmendjen.

Më 15 mars, Abramoviç sipas të dhënave të ‘Flightradar24’ ka udhëtuar për në Moskë nga Tel Avivi.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Abramoviç nuk është më pjesë e bisedimeve dhe gjithçka është në dorë të ekipeve diplomatike të dy vendeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026

Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore

Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
12:23 | 25/07/2026

Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua të shtunën me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Pallatin e Popullit në Damask gjatë vizitës së...
11:39 | 25/07/2026