Cili shtet ka shoferët më të këqinj në Europë?
Një studim i porositur nga operatori rrugor francez Vinci Autoroutes ka bërë disa zbulime mjaft interesante këtë fillim sezoni veror.
Duhet thënë se këtë radhë, shqiptarët ja hodhën paq!
Kjo sepse studimi i pagëzuar ‘Barometri Europian i Shoferëve të Përgjegjshëm’ përfshiu vetëm 11 shtete të BE-së.
12,4000 evropianët e intervistuar gjatë muajit maj të këtij viti, u pyetën rreth perceptimit të tyre mbi shoferët vendas në raport me fqinjët e tyre të tjerë në BE.
Rezultatet ishin goxha interesante.
Përgjatë të gjithë kontinentin, plot 79% e të anketuarve kishin një perceptim negativ për sa i përket performancës në timon të bashkëqytetarëve të tyre.
Nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse ama, Greqia ishte ajo që spikati më së shumti.
Plot 91% e shoferëve grekë i gjykonin negativisht shoferët e shteteve të tjera.
Por në të njëjtën kohë, grekët ishin ata që raportuan shifrat më të larta të ‘sjelljes së pacivilizuar’ edhe nga bashkëqytetarët e tyre.
Kjo sjelle përfshinte të sharat, të bërtiturat, rëniet e burisë, afrimin e tepërt dhe parakalimin e parregullt, përdorimin e celularit apo edhe daljet nga mjeti për t’u ballafaquar me shoferët e tjerë.
Grekët morën rezultatet më të larta për sa i përket shoferëve ‘gjaknxehtë’ – duke u përputhur hera herës deri në detaj me fqinjët e tyre në veri.
Spanjollët dhe britanikët duket si ishin shoferët më pak gjykues ndaj shteteve të tjera, ndërsa gjermanët ishin ata që ndanin pikëpamjen më pozitive për bashkëqytetarët e tyre.
Spanjollët ishin më ‘të përgjegjshmit’ për sa i përket përdorimit të telefonit gjatë udhëtimit me makinë.
Sakaq, për sa i përket shoferëve më të zhurmshëm dhe atyre më të stresuar, Belgjika zuri vendin e parë.
Vetëm 47% e shoferëve belgë pranuan se ndiheshin të qetë dhe të relaksuar kur ngisnin makinën – përqindja më e ulët nga të gjithë shtetet e tjera.
Krahasuar me Holandën – plot 2 në 3 shoferë ndiheshin të relaksuar në timon.
Sidoqoftë, holandezët u renditën të parët për sa i përket ngatërrimit të korsisë së biçikletave, ku 2 në 5 shoferë pranuan se kishin parkuar gabimisht në një korsi biçikletash.
Për të lexuar studimin e plotë të Vinci Autoroutes klikoni këtu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Në cilat shtete mund të punosh vetëm 4 ditë në javë?
- Lista e shteteve më të kërkuara në Google – për Serbinë, Kosova
- Lista e shteteve që kanë armë bërthamore dhe kronologjia e ngjarjeve 1945-2022
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin