Civilët ende të bllokuar në Severdonetsk, Zelenski thirrje për rezistencë
Rusia ofron korridor humanitar për të gjithë civilët e bllokuar që kërkojnë të largohen nga sulmet të cilat po shkatërrojnë qytetin lindor të Ukrainës, Severdonetsk.
Më shumë se 500 persona, mes tyre 40 fëmijë kanë nevojë të largohen të sigurt. Ushtarët ukrainas janë përpjekur t’i largojnë civilët , por evakuimi u bë i pamundur sepse u shkatërruan edhe tri urat e mbetura.
President Volodymyr Zelenskyy nuk i ndal thirrjet për qytetarët e tij.
“Fatkeqësisht kemi shumë humbje dhe dhemb. Por duhet të rezistojmë, Ky është shteti ynë. Rezistenca në Donas është e rëndësishme. Sa më shumë të humbin atje, më pak forcë do të kenë për të vijuar agresionin. Donbas është kyç, ku përcaktohet se kush do të dominojë në javët në vijim”, tha Zelenski.
Pas disa muajsh bombardimesh në qytetin e afërt të Severdonetsk, në Lysychansk shumë banorë të cilët kanë vendosur të qëndrojnë po përballen me mungesën e ujit, energjisë elektrike dhe pa sinjal telefonik.
Ata shpresojnë dëshpërimisht që lufta të përfundojë sa më shpejt.
Yevgenia dhe Maksim ende pyesin se përse po sulmohen ata janë thjesht civilë. Rreth tyre nuk ka asnjë ushtarë asnjë qendër ushtarake e sërish ata janë të rrethuar nga shkatërrimi.
Çdo ditë bombardimet shtohen, shtohen e edhe thirrjet për t’i dhënë fund një lufte që pak po kuptojnë por për të cilën po paguajnë civilët e pafajshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ukrainasve u mbarojnë municionet, rusët në avantazh falë armatimit
- 7 organizata thirrje BE-së që të mos fokusohen vetëm tek refugjatët ukrainas
Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen