Civilët në Suedi po veshin jelekë antiplumb, alarmohet policia

5 Mars 2024 | 19:37

Policia suedeze ka bërë thirrje për një ligj që ndalon civilët të mbajnë jelekë antiplumb, duke thënë se ata nuk kanë vend jashtë zonave të luftës, sepse shkaktojnë frikë në komunitet.

Një numër në rritje i fëmijëve dhe të rinjve, përfshirë ata nën moshën 15 vjeç, janë të veshur me jelekë mbrojtës në qytete, tha policia suedeze.

“Kush ka nevojë për jelekë antiplumb? Policët dhe anëtarët e shërbimeve të sigurisë në detyrë, nuk besojmë se kriminelët duhet t’i veshin. Armatura e trupit nuk duhet të shihet, përveç në një situatë lufte”, tha shefi i policisë së qarkut Skane, Patrick Anderson, raporton Guardian.

Ai shtoi se veshja e jelekëve antiplumb bëri që bandat kriminale të qëllonin më shumë në kokë në vend të bustit.

“Ajo që ne mund të shohim është se që kur bandat filluan të përdorin jelekët, ata filluan të qëllojnë në kokë kur duan të vrasin dikë”, tha Anderson, duke shtuar se armatura e trupit, e cila mund të kushtojë më shumë se 700 euro, janë bërë gjithashtu një status, simbol për ata që lidhen me bandat dhe ngjall frikë tek qytetarët.

Megjithatë, mes një rritjeje të vazhdueshme të dhunës së bandave, me 30 të shtëna të konfirmuara në Suedi vetëm në janar dhe shkurt, në të cilat katër persona u vranë dhe tetë u plagosën, nuk ka ende një konsensus nëse popullsia civile e vendit duhet të mbajë jelekë antiplumb.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026