Clemens Tönnies dorëhiqet si president i Schalke 04

1 Korrik 2020 | 06:24

Presidenti i klubit gjerman të Schalke 04, Clemens Tönnies, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, dorëheqje që u konfirmua nga klubi të martën.

Vendimi erdhi pas problemeve që biznesi i tij pati me pandeminë, si dhe rezultatet e dobëtat të skuadrës.

Në javët e fundit, u numëruan rreth 1,000 persona të infektuar në kompaninë e mishit që zotëron Tönnies, çka solli dhe vendosjen në karantinë të rreth 6,500 personave të tjerë të Gütersloh një qyteti perëndimor në Gjermani, qytet ku është vendosur kompania.

Në anën tjetër, skuadra e Schalkes u pozicionua në vendin e 12-të, duke mbetur jashtë Evrope. Jo vetëm kaq, por ekipi vendosi dhe një rekord negativ, ku në 16 javë nuk mori asnjë fitore.

Tifozët kishin kërkuar që një vit më parë largimin e presidentit, të cilin e konsideruan edhe racist.

Tönnies mori drejtimin e skuadrës në vitin 2001, ndërsa ishte pjesë e bordit drejtues prej 26 vitesh.

Skuadra e Schalkes pritet të marrë mbështetje nga qeveria gjermane, pasi klubi është goditur nga kriza e shkaktuar prej COVID-19.

 

Lexoni gjithashtu:

Bayern paguan 45 milionë euro, Sané largohet nga Manchester City

La Liga dhe Serie-A, Atletico ndal Barcelonën, Juventus rinis marshimin në krye

Kupa e Afrikës shtyhet për në vitin 2022, anulohet formati i vajzave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026