Çmimet 50% më lirë, italianët zgjedhin Shqipërinë për turizmin dentar

26 Janar 2024 | 18:12

Në Shqipëri ndër të tjera, po lulëzon edhe turizmi dentar. Shumë të huaj, kryesisht nga vendet fqinje, por edhe nga ato nordike, zgjedhin Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për kontrollet orale dhe çdo trajtim tjetër të shëndetit të gojës.

Dentisti Yrgen Agastra tregon për mikrofonin e Euronews Albania sa për qind e klientelës së tij janë shtetas të huaj dhe ndërkohë liston llojet e trajtimeve orale që ata kërkojnë në klinikën e tij.

Nga vitit në vit, po ulet mosha e të huajve, kryesisht italianë që vijnë në Shqipëri për trajtimet estetike të gojës, ndërkohë që e shfrytëzojnë udhëtimin në vendin tonë për të parë jo vetëm Tiranën, por edhe qytetet e tjera si atraksione turistike.

Po sa për qind më lirë kushtojnë implantet dentare dhe trajtimet e tjera në vendin tonë që gjithmonë  e më shumë po tërhiqen nga shërbimi i klinikave dentare në vendin tonë?

Paketat turistike që shumë klinika zgjedhin të bëjnë për të huajt në shumë raste përfshijnë biletën e fluturimit, rezervimin e hotelit, vizita në disa atraksione turistike dhe guidën shqiptare.

Në vendin tonë operojnë 1300 klinika dentare, 30% prej të cilave në Tiranë me 1200 dentistë, duke u krijuar kështu shumë shtetasve të huaj mundësi zgjedhjeje për këtë shërbim të shëndetit të gojës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026