Çmimet e naftës, qytetarët e Kosovës: E papërballueshme, nuk po përdorim dot makinën

13 Prill 2026 | 15:19

Çmimet e naftës këto ditë janë shtrenjtuar dhe kjo sipas qytetarëve është e papërballueshme dhe të njëjtit kërkojnë stabilizim të çmimit.

Mes tyre, ka dhe qytetarë që e cilësojnë si krizë globale e që vijon si pasojë e luftës në Iran.

“Të gjitha janë rritur: nafta, gjërat ushqimore, krejt çmimet e mëdha, por po duhet t’i përballojmë qysh mundemi. Po e përballojmë me pension”, tha një qytetar i Kosovës.

“Me të vërtetë është gjendje shumë e rëndë, duke nis nga ajo që jemi në krizë, kjo është jashtë të gjitha normave. Mendoj se kjo është katastrofale për gjendjen ku momentalisht gjendemi. Thuajse tash 70 për qind të kohës nuk mund të dalim me makinë për shkak të kësaj gjendje”, u shpreh një tjetër.

Ministria e Industrisë, e Ndërmarrësisë, e Tregtisë dhe e Inovacionit ka njoftuar se çmimi i naftës të dielën (12 prill) ishte 1.84 centë për litër, benzina 1.44 centë, ndërsa gazi 0.89 centë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026