Çmimet e Panairit të 28-të të Librit, “Autori më i mirë i vitit” i jepet Artan Fugës
Në Pallatin e Kongreseve në sallën Ovale është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve për Panairit të 28-të të Librit. Çmimi “Autori më i mirë i vitit” i është dhënë Artan Fugës për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës”.
Çmimi për “Përkthimin më të mirë” iu dha Virgjil Muçit për përkthimin mjeshtëror të veprës Xhejmsi të Percival Everett, fitues i Çmimit Pulitzer 2025, botuar nga “Dituria”, ku reflektohen njohuritë e thella të natyrës së shqipes, por edhe talenti i tij prej shkrimtari. Gjuhësimi me zhdërvjelltësi të admirueshme i dy regjistrave të idiomës së romanit, e bën këtë vepër madhore të bashkëkohësisë t’i flasë lexuesit shqiptar, duke ruajtur ngjyresat dhe kompleksitetin e tekstit origjinal.
Çmimi për përkthimin më të mirë letrar nga frëngjishtja në shqip i jepet Urim Nergutit për përkthimin e romanit “Hyrija” të Kamel Daoud. Çmimi “Autori i librit më të mirë studimor”, i jepet Ali Xhikut për veprën “Faqeve të historiografisë shqiptare”. Çmimi “Autori i librit më të mirë për fëmijë” i është dhënë Valbona Banka për romanin për “Fëmijë Aria, në dorën time”.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë