Çmimi i arit kaloi 4 000 dollarë për herë të parë për shkak të situatës në SHBA
Çmimi i arit tejkaloi nivelin prej 4,000 dollarësh për ons për herë të parë, i nxitur nga shqetësimet e investitorëve për përkeqësimin e situatës fiskale në Shtetet e Bashkuara dhe mbylljen e përkohshme të qeverisë amerikane, raportoi Bloomberg.
Ari arriti sot në 4,010.84 dollarë për ons, duke u rritur me 0.7 për qind, dhe u tregtua për herë të fundit me 4,009.75 dollarë në orën 10:56 të mëngjesit sipas kohës së Singaporit.
Kjo rritje e çmimit erdhi pas një rritjeje disamujore, gjatë së cilës çmimi i arit u rrit me më shumë se 50 për qind që nga fillimi i vitit.
Ekspertët thonë se faktorët kryesorë që qëndrojnë pas rritjes janë pasiguria tregtare globale, shqetësimet në lidhje me pavarësinë e Rezervës Federale, dobësia në politikën fiskale të SHBA-së dhe tensionet e larta gjeopolitike.
“Ky tejkalim i nivelit prej 4,000 dollarësh nuk është vetëm rezultat i frikës, por edhe i rishpërndarjes së kapitalit. Në një kohë kur të dhënat ekonomike tregojnë ngecje dhe Rezerva Federale sinjalizon një ulje të normave të interesit, rendimentet reale po bien, ndërsa tregjet e aksioneve, veçanërisht në sektorin e inteligjencës artificiale, duken të mbifryra”, tha Charu Chanana, strateg në “Saxo Capital Markets”.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës