Çmimi i naftës kap shifra rekord kudo – më i larti në SHBA që nga viti 2012

6 Mars 2022 | 12:20

Çmimei i naftës së papërpunuar arriti $110 dollarë për fuçi, teksa fushata e sulmeve ruse në Ukrainë po frikëson tregjet globale rreth një tronditjeje të mundshme në furnizimet me naftë në mbarë botën.

Në SHBA nafta brent u rrit me rreth 9% duke kapur shifrën $113,63 dollarë për fuçi – niveli më i lartë ky që prej vitit 2014.

Ndërsa në Europë, çmimi i gazit natyror u rrit me plot 60% – duke kapur shifrën rekord prej €194 ose $215 dollarë për 1 megavat orë.

Resurset natyrore ruse nuk janë prekur ende nga sanksionet e Perëndimit pas vendimit të Kremiln për të pushtuar Ukrainën – por ky mbetet ende një opsion për SHBA dhe Europën duke bërë që investitorët të hezitojnë ta blejnë naftën ruse, si pasojë e pasigurisë aktuale e cila është e lidhur edhe me kufizimin e transaksioneve me sektorin bankar rus si dhe heqjen e Rusisë nga sistemi global SWIFT.

Ndërkohë çmimet e gazit në SHBA po rriten me një shpejtësi e cila nuk është hasur qysh prej Uraganit Katrina në vitin 2005.

Çmimi mestar i gazit në rang kombëtar atje arriti $3.92 dollarë për një galon – çmimi më i lartë ky që prej prillit 2012.

Kjo do të thotë se çmimi i gazit është rritur me 11% qysh prej 23 shkurtit – ditës kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Uragani Katrina goditi Bregun Juglindor të SHBA-së në vitin 2005 duke shkatërruar industrinë e gazit dhe naftës në të gjithë vendin.

Sipas ekspertëve të CNN Business, me këto ritme, çmimi i gazit pritet shumë shpejt të arrij shifrën mesatare prej $4 dollarësh – e cila do të ishte shumë pranë thyerjes së rekordit të viti 2008 kur çmimi i gazit arriti $4.11 dollarë për 1 galon.

Çmimet po rriten si pasojë e faktit që Rusia është një prej eksportuesve më të mëdha të naftës në botë – shumica e të cilës shkon drejt Europës dhe Azisë.

Nafta ruse përfaqësoi vetëm 2% të importeve drejt SHBA-së këtë dhjetor, por duke qenë se çmimi i naftës është i lidhur ngushtësisht me bursën globale – impakti i konfliktit të Rusisë do të ndjehet në tregje kombëtare në mbarë botën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë

Sinkevicius, një politikan komunal me shërbim të gjatë nga qyteti Jonava i Lituanisë qendrore, është Socialdemokrati i tretë që shërben si kryeministër që kur partia...
14:20 | 30/06/2026

OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi aktual i Ebolës mund t’i kushtojë ekonomisë afrikane deri në 3.6 miliardë dollarë dhe të shkatërrojë qindra mijëra...
13:22 | 30/06/2026

Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një financim shtesë prej 15 miliardë paundësh për mbrojtjen, në prag të publikimit të planit shumëvjeçar të shpenzimeve të...
13:06 | 30/06/2026