Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës

30 Qershor 2026 | 15:59

Këto janë pamjet e siguruara nga Euronews, të furgonit të linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas që u aksidentua këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku si pasojë humbën jetën dy pasagjerë, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë ku bëhet me dije se 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore përfshirë dhe një fëmijë.

Rrethanat e aksidentit nuk janë sqaruar ende plotësisht, por dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që furgoni të përplaset dhe të përfundojë jashtë rrugës.

Në momentin e aksidentit në furgon ishin rreth 18 persona.

https://euronews.al/furgoni-me-pasagjere-del-nga-rruga-ne-autostraden-tirane-durres-dy-te-vdekur-nga-aksidenti-tragjik
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Janë liruar tre nga personat e shoqëruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit. Mes të liruarve janë Dritan...
17:13 | 30/06/2026

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026

Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë

Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë shënuar disa incidente dhe përplasje...
16:43 | 30/06/2026