COVID-19 i merr jetën aktorit të mirënjohur Gulielm Radoja
Është ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare Gulielm Radoja.
Artisti i njohur qe prekur nga COVID-19 dhe prej disa ditësh ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Lajmin e trishtë e dha djali i tij, Redi Radoja, përmes një postimi në Facebook.
“Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël,” – shkroi Redi.
Kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet përmes një postimi në Facebook duke shkruar “lamtumirë mik”, ndërsa Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se “emri dhe vepra e Radojës nuk do të humbasin asnjëherë”.
Presidenti Ilir Meta teksa shprehu ngushëllimet, gjithashtu me një postim në Facebook, theksoi veçorinë e Radojës për t’i interpretuar personazhet e veçanta të historisë sikurse Petro Nini Luarasin. Ai tha se humbja e tij është e pazëvendësueshme për artin shqiptar.

Gulielm Radoja u lind më 2 korrik 1945 në Shkodër. Ai u shkollua për dramaturgji dhe filloi fillimisht punë si aktor në teatrin e Librazhdit, ndërsa më tej iu dha mundësia të angazhohej edhe si regjisor në Fier dhe Durrës.
Krahas interpretimeve të spikatura në teatër, Radoja pati një veprimtari të shkëlqyer edhe në kinematografi ku interpretoi në rreth 40 filma nga viti 1970 deri në vitin 2019. Nga filmat mbetet i paharrueshëm në interpretimet me rolet e Stefan Bardhit te “Mësonjëtorja” (1979), Petro Nini Luarasit te “Kush vdes në këmbë” (1984) apo roli i Albertos te “Gjeneral Gramafoni” (1977).
Për veprimtarinë e shkëlqyer artistike ai qe nderuar me titullin “Artist i Merituar”.
Prej vitit 2020, kur nisi pandemia, në Shqipëri COVID-19 i ka marrë jetën disa artistëve si Koço Devole, Arben Bajo apo Kujtim Prodani.
Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)