COVID19/ Mbi 500 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit
Gjatë ditës së fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbjeje jete dhe 510 raste të reja me COVID-19. Viktimat e fundit janë 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetar nga Tropoja, të moshave 57-78 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.
Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë.
Deri tani në vendin tonë ka gati 55 mijë raste pozitive nga të cilët mbi 30 mijë persona janë shëruar tashmë. Rastet pozitive mbeten 23 400 nga të cilët mbi 13 mijë janë në Tiranë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
224 raste në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Durrës, 22 në Shkodër, 21 në Vlorë, 16 në Mirditë, nga 12 raste në Elbasan, Lezhë, nga 10 raste në Kamëz, Peqin, nga 9 raste në Kavajë, Berat, Kuçovë, 8 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 6 raste në Librazhd, Sarandë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Pogradec, Dibër, nga 3 raste në Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Përmet, Shijak, nga 1 rast në Korçë, Has, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Klos, Patos, Cerrik.
COVID-19 – Statistika (24 Dhjetor 2020)
Testime totale 247,451
Raste pozitive 54,827
Raste të shëruara 30,276
Raste Aktive 23,426
Humbje jete 1125
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13089
Fier 1597
Shkodër 1313
Durrës 1288
Vlorë 1062
Korçë 964
Elbasan 925
Berat 886
Lezhë 878
Gjirokastër 506
Kukës 488
Dibër 430
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran