Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë që shënon në 5 kampionate botërore

25 Nëntor 2022 | 10:00

Cristiano Ronaldo vijon të thyejë rekorde, edhe në moshën 37-vjeçare. Me golin në ndeshjen e zhvilluar ditën e djeshme ndaj Ganës, portugezi u bë futbollisti i parë që ka shënuar në 5 kampionate botërore.

Ronaldo shënoi në minutën e 65, pasi realizoi saktësisht një goditje nga 11 metërshi.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të portugezëve, të cilët vuajtën në fund për shkak edhe të presionit të ushtruar nga Gana.

Portugalia ka marrë kryesimin e grupit H me 3 pikë, teksa dy skuadrat e tjera që bëjnë pjesë në këtë grup, Uruguaji dhe Koreja e Jugut ndanë 1 pikë pas barazimit në shifrat 0-0.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026