Zvicra e nis Botërorin me fitore, protagonist edhe Xherdan Shaqiri

24 Nëntor 2022 | 13:08

Ndeshja debutuese në botërorin e Katarit ka rezultuar e suksesshme për kombëtaren e Zvicrës e cila ka marrë 3 pikët e para.

Bril Embolo ishte heroi i helvetëve, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në pjesën e dytë. Pjesa e parë u dominua nga Kameruni, nmdërsa pa zviceranët të cilët nuk goditën asnjëerë në portën kundërshtare.

E udhëhequr nga shqiptarët Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, Zvicra duhej të ndryshonte diçka në fraksionin e dytë. Në minutën e 48’ ishte Shaqiri me një passim që dërgoi drejt qendrës ku gjeti të zbuluar Embolon, me këtë të fundit që e shtyu topin drejt rrjetës. 25-vjeçari që aktivizohet tek Monaco nuk e pati aspak të vështirë të kalonte në avantazh të tijët.

Me kalimin e minutave, Zvicra u mundua të merrte në dorë frerët e lojës edhe pse e pati të vështirë pasi kundërshtarët kishin një përgatitje fizike të admirueshme.

Pavarësisht tentativave rezultati mbeti i pandryshuar, ndërkohë Kameruni zbret në vendin e fundit të grupit G me zero pikë, ndërsa Zvicra në të parin me 1 fitore. Ndërkohë Embolo bëhet lojtari i parë që i shënon vendit të lindjes në një kampionat botëror.

Po në grupin G, bëjnë pjesë edhe Brazili me Serbinë, që do të përballen sonte në mbrëmje në orën 20:00.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026