Çumani: Qendra e fëmijëve jetimë në Borsh po privatizohet. Thirrja për Ramën e SPAK
Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, shprehet se qendra e fëmijëve jetimë në Borsh po gllabërohet nga biznesi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Çumani theksoi se kjo qendër e cika konsiderohet si një nga institucionet e rëndësisë së veçantë po privatizohet nga një sipërmarrës.
“Prej vitesh e kam ngritur pyetjen, e kam diskutuar dhe me institucionet përgjegjëse, për të kuptuar se çfarë ndodh dhe pse nuk vihet në efiçencë qendra e jetimëve në Borsh. Pse është lënë në degradim në këtë ditë të qiamentit. Atje është një tokë e djegur. Këto qendra konsiderohen si institucione të rëndësisë së veçantë dhe për këtë arsye ato duhet të menaxhohen nga shteti. Vetë shteti është pronar. Dhe nëse do kishte një pronar toke, shteti ka mekanizmat e veta se si mund t’i mbrojë këto sete që kanë vlera të jashtëzakonshme.
Më shumë privalon interesi publik se sa interesi i atyre fëmijëve që kanë nevojë për një shtëpi të tillë. Gjenden mënyra dhe forma të tilla manipulative, që përmes procedurave burokratike, i gjendet ana për ta lënë në harresë një institucion kaq të rëndësishëm dhe për të ia vënë syrin e për ta privatizuar. Në dijeninë time është një sipërmarrës që ka paguar një shumë për ta privatizuar. Kjo qendër është drejt gllabëritjes sepse është aset shtetëror. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo” –tha ai.
Në lidhje me këtë çështje ai i ka bërë një thirrje institucioneve shqiptare, Kuvendit, presidentit dhe SPAK.
“Situata e qendrës së fëmijës është alarmante për institucionet shqiptare, Kuvendin, presidentin, SPAK. Duhet të bëhet hetim madhor sepse ka të bëjë me jetën e fëmijëve jetimë”- u shpreh Çumani.
Gjithashtu ai bëri thirrje kryeministrit Edi Rama duke i thënë që kjo qendër duhe të rehabilitohet. Çumani, theksoi ndër të tjera se nëse qendra e fëmijëve jetimë në Borsh do të rehabilitohej këto të fundit nuk do të endeshin rrugëve.
“Përderisa kjo po ndodh në sy të shtetit shteti nuk është i verbër për ta parë se çfarë po ndodh. I bëj apel kryeministrit që në kuadër të reformës që ka ndërmarrë për mobilizim të fshatrave, kjo qendër të rehabilitohet. Rama të reagojë menjëherë për të kuptuar se kjo është një pasuri kombëtare që përdoret për fëmijët jetimë. Nëse ajo qendër do të rehabilitohej, sot fëmijët e jetimë në Shqipëri nuk do endeshin rrugëve”- theksoi ndër të tjera ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor