Daçiç: Kemi informacione për personin që ka kërcënuar ambasadat serbe

20 Gusht 2024 | 17:59

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë (MPB), Ivica Daçiç, tha të martën se ka pranuar informatë zyrtare për një person i cili dyshohet se ka dërguar mesazhe kërcënuese në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, në ambasadat serbe në Gjermani dhe Austri, si dhe në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë.

“Lidhur me mesazhet kërcënuese të ardhura përmes postës elektronike, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka marrë informacion zyrtar se personi në fjalë është Denis Krasniqi (i lindur më 1998) nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Daçiq tha se Krasniqi “aktualisht ndodhet në Kosovë” dhe se ai “është urdhëruar” të paraqitet në policinë zvicerane “menjëherë pasi të jetë kthyer në Zvicër.

Më herët gjatë ditës, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, i tha televizionit Pink se ambasadat serbe në dy kryeqytetet kryesore evropiane janë kërcënuar në 24 orët e fundit se do të jenë “cak i sulmeve terroriste”.

Ai shtoi se nuk dëshiron të japë hollësi pa u konsultuar me organet e sigurisë, sepse “nuk dëshiroj të përkeqësohet situata”.

Gjuriq tha se mëngjesin e së martës janë shtuar masat e sigurisë në disa nga zyrat diplomatike dhe misionet konsullore të Serbisë në Evropë.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës lidhur me deklaratën e Marko Gjuriqit, por nuk ka marrë përgjigje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026