Daçiç: Kurti është shkaktari kryesor i problemeve në Kosovë

29 Dhjetor 2022 | 22:20

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç  tha se e gjithë bashkësia ndërkombëtare, me përjashtim të Gjermanisë, e ka të qartë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shkaktari kryesor i të gjitha problemeve në Veri dhe në marrëdhëniet me Beogradin.

“Nëse nuk llogarisim Gjermaninë, mendoj se gjithçka është e qartë për të gjithë të tjerët”. Edhe sikur ta shihte Gjermania me sytë e saj, nuk do ta besonte. Bëhet fjalë për klishenë që Gjermania ka ndaj rajonit tonë”, theksoi Daçiç për televizionin B92.

Daçiç u shpreh se shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, i ka thënë në një bisedë se asnjë kryeministër i Kosovës nuk do ta formojë Unionin e Komunave Serbe dhe se nuk ka marrë përgjigje në pyetjen se si është e mundur kjo, duke pasur parasysh marrëveshjen e Brukselit.

Ai deklaroi se Beogradi “vazhdimisht shuan disa zjarre të shkaktuara nga Kurti” dhe shtoi se shkalla e mosbesimit ndaj tij është e madhe.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026