Danimarka miraton marrëveshjen për dërgimin e 300 të burgosurve në Kosovë
Autoritetet në Kopenhagë kanë njoftuar se është miratuar një marrëveshje për dërgimin e 300 të burgosurve nga Danimarka në Kosovë për 15 milionë euro në vit, raporton Euronews.
Masa synon të lehtësojë mbipopullimin në burgjet daneze, të cilat janë të tejmbushur.
“Ne kemi nënshkruar një marrëveshje inovative që do të sigurojë kapacitet më të mirë në burgjet tona të mbipopulluara dhe do të lehtësojë presionin mbi oficerët tanë të burgjeve”, tha në një deklaratë ministri i Drejtësisë, Nick Haekkerup.
Të burgosurit që do të dërgohen në Kosovë janë të burgosur të huaj të cilët do të deportohen pas dënimit. Ata priten të zhvendosen në një objekt në Gjilan në fillim të vitit 2023.
Vitin e kaluar, vendi i BE-së ka miratuar gjithashtu një ligj të diskutueshëm që lejon azilkërkuesit të transferohen jashtë vendit ndërsa kërkesat e tyre janë duke u përpunuar.
“Me këtë marrëveshje, Danimarka po dërgon gjithashtu një sinjal të qartë për të huajt nga vendet e treta që janë dënuar me dëbim: e ardhmja juaj nuk është në Danimarkë, kështu që ju nuk duhet ta kryeni dënimin atje”, tha Haekkerup.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve