Danimarka po planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen këtë të martë është shprehur se Danimarka do të ndalojë mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç. Frederiksen theksoi se telefonat celularë dhe rrjetet sociale se po vjedhin fëmijërinë e të miturve.
Ajo e njoftoi këtë propozim sot në parlamentit danez teksa ngriti shqetësimin për rritjen e rasteve të fëmijëve me ankth dhe depresion. Sipas saj rrjetet sociale janë një përbindësh të cilin e kanë lënë lirshëm.
Ajo nuk specifikoi se cilat rrjete sociale do të preken nga masat e reja, por tha se do të mbulohen disa platforma të mediave sociale. Kryeministrja tha se do të jepet një mundësi që prindërit t’u japin leje fëmijëve të tyre për të përdorur mediat sociale nga mosha 13 vjeç.
Ndalimi shpresohet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Ky vendim ndjek shembullin e Australisë, e cila po fut një ndalim në platformat e mediave sociale duke përfshirë Facebook, Snapchat, TikTok dhe YouTube për personat nën 16 vjeç. Edhe Norvegjia ka thënë gjithashtu se do të zbatojë një kufi minimal moshe prej 15 vjeç në mediat sociale, duke e rritur atë nga 13 vjeç.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë