“Darkoi me Ramën në një vend të shtrenjtë”- Ish e dashura e McGonigal: Ja ku flisnin
Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, rrëfeu në emisionin Review në Euronews Albania, marrëdhënien e ish-agjentit të FBI me kryeministrin Rama.
Guerriero thotë se McGonigal dhe Rama kishin një marrëdhënie miqësie të pazakontë. Ajo zbuloi se ata komunikonin në një aplikacion të quajtur “Viasat”, i cili është i pagjurmueshëm.
Ajo shtoi gjithashtu se McGonigal dhe Rama janë takuar në New York dhe kanë darkuar në në restorant të shtrenjta.
Pjesë nga intervista:
Pse i përmendet në email udhëtimet e tij në Shqipëri? Çfarë dyshonit ju për udhëtimet e tij në Shqipëri?
Allison Guerriero: Nga fundi i marrëdhënies sonë e ndjeva se diçka nuk po shkonte por nuk e dija çfarë. Kurrë nuk imagjinoja që do të tradhtonte SHBA-në. Për ketë jam e zemëruar që nuk më ka tradhtuar vetëm mua, familjen time dhe të tijën, por edhe SHBA-në vendin tonë. Armiqtë e Amerikës janë edhe armiqtë e mi, besoj se ai duhet të jetë në burg për gjithë jetën e tij për atë që ka bërë. Jam e sigurtë që mund të ketë shumë më shumë se ato akuza që Charlie mund të ketë bërë si në Shqipëri, me rusët, por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Por edhe këtu në SHBA që ka kompromentuar sigurinë kombëtare por edhe të vendeve të tjera të NATO-s.
Pse jeni e sigurt që në Shqipëri ka patur raporte të rrezikshme?
Allison Guerriero: Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjentë i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në Neë York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte.
A takoheshin shpesh McGonigal dhe Rama?
Allison Guerriero: Në Shqipëri janë takuar, dhe Charlie më ka çuar një tekst në shtator të 2017-ës kur ishte atje. Më tha që do të udhëtonte në Shqipëri dhe në Kosovë.
Ai ju tregonte udhëtime të cilat nuk i kishte raportuar tek shefat e tij, do të thotë që kishte besim tek ju apo jo?
Allison Guerriero: Në Fakt ai thjesht më ka treguar disa foto peizazhi të Shqipërisë. Ishte thjeshtë duke më thënë që ishte i zënë me punë dhe më dërgoj foto me kryeministrin Rama që tashmë e ka FBI.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve