DASH: Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë, një fushatë terrori
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha se sulmet e Rusisë në Ukrainë në ditët e fundit, tregojnë se Kremlini po ndërmerr një fushatë terrori kundër popullit ukrainas.
Deklarata e tij u bë teksa u pyet në lidhje me bombardimet në qytetin perëndimor të Lvivit në Ukrainë, shkruan CNN.
“Fakti është se Rusia, më shumë sesa thjesht nisja e një pushtimi po ndërmerr një fushatë terrori, brutaliteti, dhe agresioni të neveritshëm kundër popullit të Ukrainës”, u shpreh ai.
Pentagoni tha më herët gjatë ditës se sulmet ruse në ditët e fundit kanë shënjestruar instilacionet ushtarake.
Të paktën 7 persona mbetën të vrarë dhe 11 të tjerë të plagosur në një sulm me raketa në qytetin e Lvivit.
Sipas autoriteteve lokale, tre raketa goditën infrastrukturë ushtarake, ndërsa një tjetër ra në një fabrikë gomash.
Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit
Sulmet amerikane vrasin 4 persona në Iran, ndërsa sirenat bien në Jordani dhe Kuvajt
- 09:34 Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit