De Santis nënshkruan ligjin që ndalon terapinë hormonale për të miturit transgjinorë
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis nënshkroi sot legjislacionin që ndalon përdorimin e bllokuesve të pubertetit dhe terapisë hormonale për të rinjtë transgjinorë.
“Kjo do të nxjerrë jashtë ligjit përgjithmonë gjymtimin e të miturve”, tha De Santis gjatë nënshkrimit të projektligjit, raporton Reuters.
Ai theksoi se është e gabuar të ndryshohet gjinia e të miturve dhe t’u jepet bllokues të pubertetit sepse këto janë procese të pakthyeshme.
“Ne mendojmë se është shumë e gabuar”, tha guvernatori republikan.
Sipas ligjit të ri, edhe personat transgjinorë të rritur në Florida duhet të kenë leje me shkrim nga Bordi i Mjekësisë dhe Bordi i Mjekësisë Osteopatike për operacionin e ndryshimit të seksit.
Përveç kësaj, gjykatat e Floridës fitojnë juridiksion në betejat për kujdestarinë e fëmijëve transgjinorë, nëse njëri prind kundërshton trajtimin jashtë shtetit të fëmijës me mbështetjen e prindit tjetër.
Shoqata Botërore Profesionale për Shëndetin e Transgjinorëve (WPATH) kritikoi projektligjin, duke kundërshtuar ndërhyrjen e qeverisë në marrëdhëniet mjek-pacient.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta