Varfëria shkak për diskriminim, 208 ankesa pranë komisonerit
Shqiptarët janë popull diskriminues. Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi në një intervistë për Euronews Albania bën me dije, se shpesh diskriminimi arrin në ekstrem.
“Shoqëria shqiptare është shumë diskriminuese, për shkak të gjinisë , ngjyrës së lëkurës, për shkak të orientimit seksual, jemi në terma homofobie. Kemi pas raste që I është mohuar shërbimi i kafes vetëm pse është gay, dikujt i është mohuar hyrja në institucion vetëm se është rom, dikujt i është mohuar shërbimi taksi vetëm se është transgjinor, ne kemi sinjalizime se dikush është rrahur, vetëm se është perceptuar si trangjinor apo gay”- tha Rogert Gajda, komisioneri per mbrojtjen nga diskriminimi.
Aftësia e kufizuar, dhe bindjet politike kanë numrin më të madh të ankesave për diskriminim, por komisioneri na tregon se emëruesi I përbashkët I të gjitha rasteve është të qenurit i varfër.
“Përtej të gjitha shkaqet është një emërues i përbashkët, ato lidhen gjithmonë më gjendjen ekonomike, të varfërit diskriminohen, diskriminohet se është grua, por se s’ka gjendje ekonomike, diskriminohet për bindje por dhe se ska gjendje ekonomike, se është rom dhe se është i varfër, se është gay por dhe se është I varfër, në mbi 80% të rasteve nga gjendja ekonomike , personat e pa mundur ekonomikisht diskriminohen”- shtoi ai.
Edhe pse 208 ankesa janë regjistruar në vitin që lamë pas, diskriminimi është më I përhapur thjesht ai nuk denoncohet.
“Për shqetësimin seksual njerëzit kanë frikë të ankohen për shkak të paragjykimeve dhe të stigmës, personat LGBP kanë droje për të treguar orientimin e tyre seksual, për shqetësime që ndodhin gjatë punës punonjësit kanë frikë të denoncojnë se kanë frikën e hakmarrjes”- tha mes të tjerash ai.
Shumica e ankesave vijnë nga individ, dhe më pak nga OJf, por ajo që vihet re është një predominancë e burrave që ankohen të cilët në shumicën e rasteve kanë si shkak bindjet politike.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë