Euro në rekordin më negativ, Civici: Ka sasi të madhe në qarkullim

28 Prill 2023 | 16:00

Për ekspertët e ekonomisë, rënia e lirë e euros në kursin e këmbimit valutor lidhet me sasinë e madhe të valutës që ka hyrë në tregun shqiptar. Ky fluks parash, duket se nuk po vjen më vetëm në sezon turistik, por edhe në muajt e tjerë të vitit.

Sipas ekspertit Ardian Civici, ky është një fenomen jo i huaj për tregun shqiptar duke parashikuar që edhe me çeljen e sezonit turistik në muajt në vijim, ky trend do të vazhdoj të qëndroj i pandryshuar.

“Ky është një fenomen ose një tendencë që tashmë  ka më se një vit që po shfaqet në tregun monetar shqiptar. Besoj se faktori kryesor që ndikon është një lloj prishje i raportit sasisë eurove dhe sasisë së lekut në tregjet monetare shqiptare, çka do të thotë që oferta dhe disponibiliteti i eurove në tregun monetar shqiptar është shumë i madh. Janë euro formale që vijnë nga element formal por janë një pjesë edhe euro informale që futen në treg,” – u shpreh Civici.

Burimet që sipas Civicit sjellin këtë sasi të madhe eurosh në qarkullim, janë kryesisht bizneset që merren me turizëm si dhe paratë e emigrantëve, por nuk mungojnë dhe burime informale.

“Po t’i referohemi viteve të mëparshme në periudha kur në Shqipëri sasia e eurove shtohej ndjeshëm, siç është rasti i periudhave qershor shtator të sezonit turistik apo periudhave të festave të vitit të ri, ndodh i njëjti fenomen. Tashmë nuk po ndodh vetëm në këto sezone dhe apo segmente, por po ndodh dhe në një periudhë të pandërprerë shumë mujore, dhe mendoj që ky është faktori kryesor që përcakton këtë kurs këmbimi që kemi sot ne,” – tha Civici.

Sektori bankar dhe import eksportet pritet që të jenë dy segmentet kryesore që preken drejtpërdrejtë nga rënia e euros në këto nivele

“Po të marrim rastin e kredive apo depozitave bankare natyrisht ata që kanë marrë kredi në euro apo t ardhurat kryesore i kanë në lek tashmë me forcimin e lekut dhe dobësimin e euros, mundësia e shlyerjes së kredisë dhe lehtësimi i kredisë i kësteve të kredisë për ta është më i ndjeshëm. Nëse do kalojmë pastaj në sektorin e biznesit kryesisht import eksport, dobësimi i euros në raport me forcimin e lekut ndihmon importuesit të cilët natyrisht importojnë me çmime më të lira dhe i shesin në Shqipëri me këtë kurs këmbimi të forcuar, por dëmtojnë eksportuesit,” – deklaroi eksperti.

Zërat kanë qenë të shumtë se edhe financimi i fushatës elektorale me burime jo formale ka ndikuar në uljen e euros, por Ardian Civici e konsideron si një pretendim që nuk mund të verifikohet konkretisht. Sipas tij, forcimi i lekut do të ndikojë pozitivisht edhe në nivelin e inflacionit në vend, uljen e borxhit apo edhe dificitit buxhetor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026