“Merrni masa për euron”- Bizneset letër BSH dhe qeverisë: Po falimentojmë

28 Prill 2023 | 14:50

Bizneset prodhuese dhe eksportuese po përjetojnë një situatë të vështirë financiare nga zhvlerësimi i euros. Për këtë arsye, ata i kërkojnë Guvernatorit dhe qeverisë të marrin masa emergjente.

Zhvlerësimi i euros po dëmton shumë prej bizneseve vendase që bëjnë tregti me vendet e huaja dhe pagujnë faturat me monedhën europiane. Për këtë arsye, ata kanë kërkojnë që Banka qendrore dhe ministria e Financave të marrin masa. Në një letër të shkruar nga shoqata të sektorëve të ndryshëm, thuhet se fenomeni nuk mund të lihet në ‘rënie të lirë’ me arsyetimin se çdo gjë e përcakton tregu.

“Ky zhvlerësim i monedhës euro ka dëmtuar shumë rëndë industrinë prodhuese, eksportuese dhe turizmin vendas duke drejtuar shumë subjekte drejt falimentimit. Pasojat negative për tregun vendas do të jenë afatgjata dhe do të jetë e pamundur të kompensohen me disa efekte pozitive të përkohshme”, theksojnë në letër.

Më tej, në letër ata i drejtohen autoriteteve me 4 kërkesa, ku përvec vendimarrjes që do të normalizojë situatën,  të bëhet edhe hetim dhe analizë e detajuar për këtë fenomen.

Euro po këmbehet këtë periudhë në nivelet më të ulëta historike. Efekti i rënies së saj ka nisur që nga marsi i vitit të kaluar kur 1 euro këmbehej 127 lekë, ndërsa sot në tregun valutor monedha europiane është zhvlerësuar ne 110 lekë.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026