Shpikësit e rinj në Durrës, nxënësit e shkollës profesionale paraqesin punët e tyre
“Një person që vjen dhe përkushtohet për degën që ka ardhur, ka shumë vende pune” – u shpreh nxënësi Klevis Fejza .
Ky është mesazhi i Klevis Fejzës, një i ri nxënës i vitit të katërt në shkollën profesionale “Beqir Çela” në Durrës.
Ai bashkë me bashkëmoshatarë të tij prezantuan shpikjet dhe punimet e tyre në panairin e institucionit arsimor.
Nga mjetet motorike për punimin e tokës, 2 automjete e deri tek realizimi i një tavoline të tërë pune me materiale ricikluese.
Këto janë vetëm disa nga krijimet e prezantuara nga të rinjtë në Durrës.
“Kjo është një pishinë që funksionon me ngrohje, panel diellor dhe me mbetje të riciklueshme. E kemi punuar në orët e lira”- tha njëri nga nxënësit.
E njohur si një shkollë kryesisht për djem, në Durrës po thyhen “tabutë”.
15-vjeçarja Gledja Bardhi bashkë me dy shoqet e saj janë vajzat e vetme në shkollë.
“Në fillim ishte shumë e çuditshme, normalisht nuk u ndjeva mirë, por tani jemi mësuar. Është një mundësi shumë e mirë për vajat. Të ardhmen e shoh në Shqipëri”- tha Gledja Bardhi.
Arsimi profesional për shumë të rinj është rruga për të plotësuar ëndrrat dhe mesa duket mund të shërbejë dhe si një mënyrë për t’i mbajtur ata në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein