Sportingu i Lisbonës nis bisedimet me Chelsean për Armando Brojën

28 Prill 2023 | 15:50

Aktualisht Armando Broja vijon fazën e rikuperimit pas dëmtimit të pësuar disa muaj më parë dhe ndërhyrjes kirurgjikale, por ky fakt nuk i ndal ofertat në drejtim të yllit kuqezi. Situata e shkaktuar tek Chelsea është jo e qetë, me 21-vjeçarin që nuk ka pasur minutazh, duke e detyruar të marrë një vendim.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat europiane, Broja kërkohet në Poprtugali. Konkretisht është Sportingu i Lisbonës ai i cili ka nisur menjëherë vendimet me drejtuesit e Chelseas për të siguruar shërbimet e sulmuesit. Plani ëshët për huazimin e Armando Brojës, gjë që do t’i jepte më tepër minutazh këtij të fundit, i cili do të rigjente formën e duhur.

Blerjet e shumta të bëra nga Chelsea, me konkurrencën e jashtëzakonshme në repartin ofenziv, kjo lëvizje e 21-vjeçarit nuk është e pamundur. Kujtojmë se më parë ka qenë i huazuar edhe në Holandë, tek klubit simotër Vitesse, ndërsa në Angli shkëlqeu me Southampton.  Në dhjetor të 2022-it Broja pësoi dëmtimin në gju, ndërsa pritet të mungojë deri në fund të sezonit aktual.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026