Banka Qendrore e Rusisë mban normën e interesit 7,5%, rubla vazhdon të rritet 

28 Prill 2023 | 15:33

Banka Qendrore e Rusisë njoftoi sot se do të mbajë normën e interesit referencë në 7,5 për qind në vit, pas së cilës rubla vazhdoi të rritet.

Euro ishte më e lirë se 88 rubla sot, dhe dollari është nën 80 rubla për herë të parë që nga 6 prilli, sipas të dhënave nga Bursa e Moskës.

Analistët e anketuar nga RIA Novosti prisnin që norma të mbetej e pandryshuar.

Sipas tyre, me gjithë ngadalësimin e rritjes së çmimeve në të gjithë Rusinë, disa faktorë pro-inflacionistë, përfshirë dobësimin e rublës, nuk janë shfaqur plotësisht.

Rregullatori i Bankës Qendrore të Rusisë ka bërë me dije se do të shqyrtojë mundësinë e rritjes së normës referencë të interesit në të ardhmen nëse rritet rreziku i inflacionit.

Banka Qendrore e Rusisë pret që norma e inflacionit në vitin 2023 të jetë ndërmjet 4,5 dhe 6,5 për qind.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026