Banka Botërore “rrëzon” hartën e 2014: Decentralizimi përkeqësoi shërbimet rurale
Partia Demokratike nuk është e vetmja që ka kontestuar reformën territoriale të 2014-ës, edhe pse në kohën kur u ndryshua harta administrative nuk morën pjesë në proces duke e bojkotuar.
Banka Botërore gjithashtu, ka evidentuar një sërë problematikash në funksionimin e kësaj ndarje të re.
“Fillimisht, fryma e kësaj nisme ishte pozitive, por zbatimi i saj ka qenë i gabuar, pasi rezultoi në shërbime publike të mangëta në zonat me nevoja të mëdha, analizoi Banka Botërore në dokumentin e ri të bashkëpunimit me Shqipërinë 2023-2027”, thuhet në raportin e BB.
Sipas analizës dhe gjetjeve të bankës, furnizimi me ujë, kanalizimet, menaxhimi i mbetjeve, arsimi, kujdesi për fëmijët dhe reagimi ndaj fatkeqësive natyrore u përkeqësuan.
Autoritetet vendore me reformën e re të decentralizimit që solli reduktimin në 61 bashki, dhe shkriu 340 komuna, sipas kësaj analize kanë rezultuar të paaftë për të rritur kapacitetin financiar dhe për të menaxhuar shërbimet e tyre.
Ofrimi i shërbimeve publike rezulton të jetë i mangët kryesisht në zonat rurale, duke ndikuar në krijimin e pabarazive
Banka Botërore ka planifikuar në marrëveshjen e re të bashkëpunimit 2023-2027 mbështetje për menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, modernizimin e sektorit të ujit me fokus qëndrueshmërinë dhe furnizim të rregullt.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren