A është i njëjtë motori në foto me atë që u gjet në përrua? Përgjigjet eksperti
Eksperti kriminalistik, Artan Rexhepi tha në një intervistë për Euronews Albania se është e tepërt të thuash vetëm duke parë fotot, që motori i parë i vrasësit të Nikulajt, është njësoj me atë që u gjet në thellësinë e një përroi në zonën e Kakarriqit dhe që policia e konfirmoi si mjetin që përdori portugezi.
Ai tregoi se ai lloj motori kap deri në 140 kilometra në orë dhe përdoret rëndomë për grabitje në Greqi, Italinë e jugut dhe atentate të ndryshme.
“Kemi të bëjmë me një motor të vogël në dukje, por me parametra të mjaftueshëm për të realizuar objektivin, pastaj është i njëjti ose jo, i takon grupit hetimor. Nëse na bëjnë pjesë të grupit mund ta themi pa problem, po jo me një pamje të thjeshtë në foto,” – u shpreh Rexhepi.
Ai shtoi se pa parë dosjen nuk mund të thotë nëse vërtet kemi të bëjmë me gjakmarrje sepse bëhet fjalë për një çështje shumë delikate që për çështje profesionalizmi duhet të jetë i rezervuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë