Iu publikuan fotot si vrasësi i Nikulaj, gazetari: Ja çfarë tha portugezi në Tik Tok
Gazetari Dritan Laçi i ftuar në Euronews Albania tha se kjo është hera e tretë që ka një përfshirje të të huajve në ngjarje të tilla. Gjithashtu ai ka komentuar edhe një deklaratë që i akuzuari për vrasjen e Nikulaj, portugezi Ruben Saraiva ka bërë duke mohuar vrasjen.
Sipas Laçit, deklarata e tij duhet marrë me rezerva pasi profili i tij duket se është hapur vetëm në orët e fundit.
“Grupet kriminale në Shqipëri në ngjarje të tilla zakonisht përdorin vrasës me pagesë që janë brenda në Shqipëri kurse në rastin konkret kemi 5 të huaj, 3 të huaj që kanë ardhur në fillim të muajit dhe kanë ndejtur pak ditë, ndërsa dy të tjerët kanë ikur pak orë pas vrasjes.
Këta të huaj nuk kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në Shqipëri dhe roli i tre të dyshuarve të parë është pak i çuditshëm. Ky është rasti i trettë i njohur i madh që kemi përfshirjen e shtetasve të huaj në ngjarjen e tilla. Kemi rastin e një ngjarje shumë të rëndë të një shtetasi italian, i cili u vra në bulevardin “Zogu i I”, dhe rastin e një shtetasi grek që u vra në sheshin “Nënë Tereza”.
Por një lajmi i fundit, thotë se Ruben Saraiva është, bërë i gjallë, është shfaqur në Tik Tok dhe ka thënë që nuk është personi që ka kryer vrasjen dhe i është lutur mediave shqiptare të jetë e kujdesshme në një rast të tillë dhe ka hedhur edhe video duke bërë vrap. Por duhet marrë me rezerva se profili duket se është hapur në orët e fundit ndaj duhet patur kujdes me këtë pjesë”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë