Debat për Ukrainën në OKB, SHBA: Do reagojmë në rast pushtimi
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia u përballën të hënën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në lidhje me Ukrainën, me palën ruse që dështoi të pengonte seancën e thirrur nga pala amerikane.
“Ne e kuptojmë plotësisht dëshirën e homologëve amerikanë që të nxisin histerinë lidhur me të ashtuquajturin agresioni rus. Është diçka që ata duan ta bëjnë edhe në Këshillin e Sigurimit. Kolegët tanë në këtë këshill ndodhen nën një presion të madh dhe ky është një dëm që u bëhet atyre dhe vetë Ukrainës”, u shpreh Vasily Nebenzya, ambasador i Rusisë në OKB.
Nga ana tjetër, ambasadorja amerikane hodhi poshtë pretendimet e Moskës se Uashingtoni po ndjek “diplomacinë e megafonit” me thirrjen e Këshillit të Sigurimit.
“Rusia ka lëvizur edhe 5 mijë trupa në Bjellorusi, bashkë me raketa me rreze të vogël veprimi, forca speciale dhe sisteme anti-ajrore. Kemi prova që tregojnë se ajo synon të zgjerojë praninë me mbi 30 mijë trupa të reja në afërsi të kufirit mes Bjellorusisë dhe Ukrainës, nga i cili duhen më pak se dy orë për të arritur Kievin”, tha Thomas Greenfield, ambasadore e SHBA në OKB
I pranishëm në seancë ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili deklaroi se rasti i Ukrainës duhet të zgjidhet në rrugë paqësore.
“Shqipëria beson se kjo krizë mund dhe duhet të zgjidhet përmes bisedimeve. Gjetja e zgjidhjes përmes negociatave ishte prioriteti ynë gjatë presidencës së OSBE-së në vitin 2020 dhe mbetet i tillë edhe tani si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit”, deklaroi Hoxha në fjalën e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet