Debati| Biden dhe Trump ‘përqafojnë’ tarifat, ç’duhet të dini për politikat e tyre

28 Qershor 2024 | 00:33

Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump nuk bien dakord për shumë gjëra, por të dy kanë përqafuar tarifat si pjesë e politikës së tyre tregtare.

Kjo pritet të jetë edhe një prej temave të diskutuara në debatin e sotëm presidencial mes Biden dhe Trump.

Sipas mediave të huaja, tarifat rrisin çmimin e mallrave të importuara për bizneset amerikane. Por ato mund të ndihmojnë gjithashtu në mbrojtjen e disa prodhuesve vendas dhe pavarësisht kostos të ndihmojnë  në marrjen e pikëve politike në shtetet e lëkundura si Michigan dhe Pensilvania.

Politika tarifore e Trump:  Ndërsa ishte në detyrë, Trump vendosi tarifa të reja për çelikun dhe aluminin e huaj, makinat larëse dhe rreth 300 miliardë dollarë mallra të prodhuara në Kinë.

Nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Trump planifikon t’i shtojë ato tarifa duke miratuar një tarifë prej të paktën 10% për të gjitha importet nga të gjitha vendet, një tarifë prej 60% për të gjitha importet kineze  dhe një tarifë 100% për të gjitha makinat e prodhuara jashtë SHBA.

Politika tarifore e Biden: Biden ka mbajtur shumicën e tarifave të Trump, duke përfshirë mallrat e prodhimit kinez si këpucët, kapelat e bejsbollit dhe bagazhet.

Në maj, Biden njoftoi se do të rriste tarifat për 18 miliardë dollarë në importet kineze në një pjesë të vogël të sektorëve që konsiderohen strategjikë për sigurinë kombëtare, duke përfshirë automjetet elektrike, komponentët e baterive, gjysmëpërçuesit e vjetër, çelikun dhe aluminin. Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi gjatë dy viteve të ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026