Debati në Holandë, eutanazia i jepet 1 vajze të shëndetshme fizikisht, me depresion
Një vajze holandeze, e cila është 29 vjeçe, iu dha eutanazia dhe autoritetet kompetente të vendit miratuan procedurën për të për shkak të problemeve kronike nga depresioni. Ajo do t’i nënshtrohet procedurës në javët e ardhshme.
Siç thotë ajo, i duket fyese që njerëzit mendojnë se të sëmurët mendorë nuk mund të mendojnë qartë, se e kupton shqetësimin, por që në Holandë ka ligje shumë të rrepta dhe se gjithçka është plotësisht e sigurt.
Zoraya ter Beek është një vajzë që vuan nga depresioni, ankthi dhe autizmi që në fëmijërinë e hershme dhe është përpjekur në çdo mënyrë të shërohet, të përmirësohet, por gjithçka shkoi pa rezultat.
Për 10 vjet, ajo kishte psikoterapi, farmakoterapi, më shumë se 30 seanca terapi elektrokonvulsive. Gjithashtu, kur gjeti një partner, ajo mendoi se mjedisi i sigurt do ta ndihmonte të përmirësohej, por ajo vazhdoi të vetëdëmtohej dhe të sillte në mendje vetëvrasje.
E gjithë kjo ngjalli reagime të ndryshme dhe video e saj në të cilën thotë se ka marrë miratimin për eutanazi pas 3.5 vitesh nga procedura po shpërndahet në rrjetet sociale. Ajo duket mjaft e kënaqur pasi thotë se është miratuar, me përdoruesit që theksojnë se pavarësisht se ka një rrjet mbështetës duke përfshirë të dashurin, kafshët shtëpiake, familjen, ajo ende mori një vendim kaq të vështirë.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje