Debati në Kuvend, Berisha: S’doni të pyes për Ulsiun, Balla: Djalli flet për Biblën
Mazhoranca dhe opozita kanë vijuar debatin këtë të hënë lidhur me rregullat mbi mënyrën sesi do të trajtohet raportimi i institucioneve të drejtësisë. Debati ka qenë i përqendruar te zhvillimi i pyetjeve dhe drejtimi i tyre nga ana e deputetëve për institucionet e drejtësisë.
Berisha: E vërteta është që ajo që citoni ju është jashtë kontekstit, sepse këto institucione nuk kanë ekzistuar në kohën që ju përmendni. Së dyti, opozita ka pasur një taktike për të hequr dorë nga pyetjet. Së treti, nga viti 2022 e këtej pyetjet janë bërë si duhet. Në rregulloren e parlamenteve, deputetët kanë të drejtë të bëjnë pyetje orale; kjo është e vërtetë në çdo asamble parlamentare ndërkombëtare. Pse ky kuadër? Ju e keni këtë se keni frikë. Ju jeni të lidhur, edhe keni dosje të tjerëve. Bëni kompromis mes të lidhurve për të mbuluar. Sepse Ulsiu nuk do që unë të pyes për dy kostumet që i porositi Altin Hajri. Nuk do të pyesë për bisedat me Mario Çelën. As ai nuk do.
Balla: Fjala e deputetit parafolës është sikur t’i kërkoje djallit të interpretojë Biblën. Tani të shkojmë te shinat. E kam për deputetët e rinj: kur keni ardhur më 12 shtator, keni gjetur këto tre libra që e rregullojnë këtë çështje. Ju them se libri i parë është Kushtetuta, Rregullorja dhe tradita parlamentare. Rregullorja përcakton qartë sesi bëhet procesi i raportimit. Po, është e vërtetë që në 2023 dhe 2024 janë bërë gabime.
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit