Debati për Butrintin, Auron Tare: Menaxhimi nga të huajt s’i jep fund pjesës korruptive
Studiuesi Auron Tare tha për Ilva Now, në Euronews Albania se fondacioni që ka marrë përsipër të menaxhojë zonën arkeologjike të Butrinitit nuk e njeh fare atë.
Sipas tij, problemi që ka dalë nga kjo histori është se Butrinti do të menaxhohet nga fondacioni AADF, ndërkohë që nga ai vetë dhe studiuesit është ngritur shqetësimi se duhet të menaxhohet nga qeveria shqiptare.
Z. Tare këmbënguli në faktin se duhet të ishin specialistët shqiptarë ata që ta menaxhonin Butrintin, ose një fondacion shqiptar.
“Duhet të ishin shqiptarët që ta menaxhonin, por jo kurrsesi një fondacion që ndryshoi ligjin për t’i hapur rrugë menaxhimit të trashëgimisë kulturore nga fondacionet private, gjë që krijon një precedent të rrezikshëm edhe për qendra të tjera.
Dhe sot është bërë një plan tjetër menaxhimi pa praninë e asnjë specialisti shqiptar”, u shpreh z. Tare, ndërsa theksoi se ndryshe nga ç’ka thënë drejtuesi i AADF, Michael Granoff për Ilva Now një javë më parë se fondacioni që ai drejton i kishte dhënë fund korrupsionit në menaxhimin e biletave në Butrint, kjo gjë nuk kishte ndodhur.
“Publikisht kam ngritur shumë herë shqetësimin që menaxhimi i biletave të Butritnit ka qenë korruptiv, por AADF s’i ka dhënë fund pjesës korruptive, pasi edhe 2-3 vitet e fundit biletarie nuk punon”, tha studiuesi.
Sipas tij, koncepti që ka fondacioni për të rritur numrin e vizitorëve të huaj në Butrint është diametralisht i kundërt me atë të të gjitha qendrave arkeologjike në botë, pasi vizitorët mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme në qendër.
“Dhe koncepti i tyre për ta bërë Butrintin Davos është gabuar dhe nuk i nevojitet Butrintit”, tha z. Tare.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:14 Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
- 10:12 Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze
- 09:59 Shkon në mbi 1,450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit
- 09:48 Zbulohet “planeti rozë”, teleskopi James Webb zgjidh misterin 10-vjeçar
- 09:48 Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari
- 09:32 Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar