Debati për zgjedhjet evropiane, Von der Leyen i mëshon aleancës me Melonin

24 Maj 2024 | 13:22

E djathta ekstreme ishte “elefanti” në dhomë gjatë debatit të fundit të kandidatëve kryesorë në prag të zgjedhjeve evropiane, edhe pse dy grupe politike të djathta të Parlamentit nuk merrnin pjesë. Momentet më intensive kishin të bënin me mundësinë për të bashkëpunuar me ultra konservatorët e ECR-së.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian dhe kandidate e PPE-së, e bëri të qaartë se kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni përmbush dy nga kriteret e bashkëpunimit.

“Temat që do të trajtojmë do të tregojnë nëse ata janë pro-evropianë dhe Meloni është një pro-evropiane e pastër. Ajo ka qenë shumë e qartë kundër Putin. Gjithashtu, edhe atyre që mbështesin sundimin e ligjit ne u ofrojmë bashkëpunimin tonë”, tha Von der Leyen.

Von der Leyen u kritikua ashpër nga Nicolas Schmit, kryekandidati i socialistëve, i cili tha se të dyja partitë e së djathtës ekstreme, ECR dhe Identitet dhe Demokraci nuk janë demokratike.

“Pyes veten se çfarë është pro-evropiane për ty? Sepse dëgjova fjalimin e zonjës Meloni në Madrid dhe nuk mund të imagjinoj që ideja e saj për Evropën të jetë e njëjtë me tuajën. Kemi nevojë për qartësi. E njëjta gjë vlen edhe për sundimin e ligjit, pa të cilin nuk mund të ketë një union”, u shpreh Nicolas Schmit, kryekandidat i social-demokratëve.

Terry Reintke nga të Gjelbërit ushtroi presion ndaj kandidatit të Ripërtëritjes, Sandro Gozi për mos dëbimin nga grupi partinë Liberale holandeze, VVD, që është gati të hyjë në koalicionin e së djathtës ekstreme në Holandë.

“Më vjen keq ta them, zoti Gozi, por nuk mund t’ju lejoj ta mbyllni me kaq. Ju nuk mund të na thoni neve se do ta zgjidhni këtë çështje pas zgjedhjeve. Mbani një takim të jashtëzakonshëm dhe dëbojeni VVD-në nga grupi juaj”, tha Terry Reintke, kryekandidat i të gjelbërve.

“Ne jemi të përqendruar tek 9 qershori për t’i fituar këto zgjedhje. Valerie Hayer, kryetarja e grupit tonë parlamentar, ka qenë shumë e qartë për këtë. Ne do të mbajmë një debat të hapur dhe do të diskutojmë ashtu siç i ka hije një grupi. Natyrisht, neve nuk do të na duhet një vit për të vendosur, siç bëri PPE me Orban”, theksoi Sandro Gozi, kryekandidat i partisë Ripërtëritja e Evropës.

Kandidati kryesor i së majtës, Walter Baier e vuri theksin tek nevoja për përmirësimin e drejtësisë sociale.

“Besoj se thelbi i problemit të së djathtës ekstreme janë çështjet sociale. Dhe nëse ne nuk garantojmë një jetë dinjitoze dhe vende të sigurta pune për qytetarët nuk do të mund t’i mundim ata në Evropë”, u shpreh Walter Baier, kryekandidat i së majtës.

Dy grupet ekstremiste, ECR dhe Identitet dhe Demokraci, u dëbuan nga debati pasi nuk kanë zgjedhur një kryekandidat për zgjedhjet e qershorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026

Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën, 24 qershor, hodhi poshtë akuzat për “korrupsion të përhapur” kundër socialistëve të tij, pasi një ish-ndihmës i lartë u...
18:14 | 24/06/2026