Dedë Shullani apel për pajtim: Konfliktet të zgjidhen me dialog, jo me gjakmarrje
Kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë, Dede Shullani, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lezhë, duke theksuar se ajo bie ndesh me parimet themelore të kanunit.
Sipas Shullanit, në asnjë pikë të kanunit nuk lejohet vrasja apo ngujimi i grave. Ai nënvizoi se e njëjta vlen edhe për fëmijët, të cilët konsiderohen të paprekshëm dhe nuk mund të bëhen objekt i hakmarrjes.
Dede Shullani Kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë
“Kanuni nuk parashikon asnjë nen që lejon vrasjen e gruas, për asnjë motiv, as të fëmijëve, dhe as mbylljen e grave apo fëmijëve brenda. Nuk është vrasja e parë që ndodhin raste të tilla në Shqipëri, ku janë vrarë çifte, si sot ashtu edhe shumë vite më parë. Burrë e grua janë bashkëshortë të jetës dhe shpesh u ka ndodhur të jenë së bashku në të njëjtin rrezik, si në rastin në Lezhë, ku gruaja ka qenë me bashkëshortin e saj. Ata që kanë kryer vrasjen kanë qëlluar drejt automjetit dhe si pasojë ka mbetur viktimë edhe gruaja. Por kanuni nuk thotë asnjëherë të vritet gruaja apo fëmijët. Ata që i bëjnë këto veprime dhe i justifikojnë me kanunin gabojnë, pasi nuk e kanë lexuar dhe kuptuar atë saktë dhe në mënyrë të plotë”, thotë Dedë Shullani, kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë.
Duke e cilësuar ngjarjen në Lezhë si tepër të rëndë, Shullani u bëri thirrje qytetarëve që të mos i lënë konfliktet e vjetra të zvarriten, por të gjejnë rrugën e dialogut dhe mirëkuptimit. Ai theksoi se zgjidhja e vetme për situata të tilla mbetet ulja në tryezë dhe arritja e faljes mes palëve.
Ai theksoi se fenomeni i gjakmarrjes nuk duhet të identifikohet vetëm me veriun e Shqipërisë, pasi raste të tilla hasen në të gjithë vendin.
“Zona e veriut është një zonë si të gjitha zonat e Shqipërisë të tjera, është një zonë me tradita, me karakter, me vlera njerëzore, me burrni e me dinjitet. Si në të gjitha zonat e Shqipërisë ndodhin probleme dhe në veriun e Shqipërisë. Familje të prekura nga këto probleme ka gjithkund si në tërë Shqipërinë. Nuk jemi ne më të theksuar se pjesa tjetër e vendit”, shprehet Shullani.
Në përfundim, Shullani apeloi për reflektim dhe përgjegjësi shoqërore, duke i bërë thirrje qytetarëve që të shtrijnë dorën e pajtimit dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më paqësore.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë