“Defender Europe 25”, ushtarakë nga e gjithë bota zbarkojnë në Shqipëri

26 Maj 2025 | 16:15

Më 27 maj nis nga Shqipëria stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë.

E drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe e zhvilluar në bashkëpunim me vendet aleate të NATO-s dhe partnerët strategjikë, stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor 2025.

Në orët e para të mëngjesit të nesërm, trupat do të nisen nga Zall-Herri drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku do të zhvillohen fazat intensive të manovrave ushtarake, përfshirë operacione mësymëse, mbrojtëse dhe dislokime strategjike në terren të vështirë.

Qëllimi i “Defender Europe 25” është të rrisë gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe aftësinë e forcave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere për të vepruar në mënyrë të koordinuar në një mjedis të ndërlikuar operativ.

Skenari është ndërtuar mbi bazën e Nenit 5 të Traktatit të NATO-s, i cili simulon mbrojtjen kolektive të aleatëve në rast të një sulmi ndaj ndonjërit prej tyre.

Aktivitetet ushtarake do të përfshijnë një sërë operacionesh të shkallës së gjerë në disa vende të Evropës, me fokus të veçantë në Shqipëri dhe Kosovë.

Aty do të zhvillohen trajnime për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, sigurimin e pikave të imbarkimit dhe menaxhimin e logjistikës së avancuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026