Deklaratat e ambasadave ndaj vendimit të PS për kërkesën e SPAK-ut, Rama: Nuk flasin për atë që thuhet
I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, gjatë konferencës për shtyp në lidhje me deklaratat e ambasadave ndaj vendimit të PS për kërkesën e SPAK-ut nëse rrezikohet integrimi i Shqipërisë në BE, ai u shpreh se deklaratat nuk flasin për atë që thuhen.
Kreu i qeverisë theksoi se ka pasur debate lidhur me çështjen me subjektet që kanë nxjerrë ato deklarata. Sakaq, ai tha se deklaratat flasin që hetimi i Ballukun të vazhdojë.
“Unë reagimet i lexoj në mënyrën e duhur, sepse ndryshe nga ata që i lexojnë dhe i kuptojnë ndryshe, unë jam në gjendje t’i përputh deklaratat me komunikimet e drejtpërdrejta që kam me subjektet që i kanë nxjerrë ato deklarata.
Siç u thashë edhe më parë, kemi pasur patjetër debat lidhur me çështjen dhe debati ka qenë shumë konstruktiv.
Deklaratat nuk flasin absolutisht për atë që thuhet në komentet që u bëhen atyre, se mund të shkohet në atë drejtim. Po të ishte për të shkuar në atë drejtim, nuk do të kishim asnjë merak për të shkuar në atë drejtim. Por deklaratat flasin për domosdoshmërinë që të vazhdojë hetimi dhe nuk shoh asnjë problem. Siç e thashë edhe dje, jam 100% i linjëzuar me atë që shkruhet në deklarata për parimet.
Për rastin konkret nuk ka asnjë kusht për të ngritur dorën dhe për të arrestuar një person që nuk akuzohet për korrupsion.
Nuk është Parlamenti noteri i prokurorisë. Parlamenti ka të drejtën të shikojë nëse përmbushen apo jo kushtet, pa ndërhyrë në meritën e çështjes. Unë nuk kam hyrë në meritën e çështjes. Hetimet mund të vazhdojnë dhe kaq, nuk ka asnjë problem”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama u pyet gjithashtu për mungesën e dy deputetëve të PS, Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj në zhvillimin e seancës së djeshme, ku në rendin e ditës ishte votimi për kërkesën e SPAK lidhur me autorizimin për arrestimin e deputetes socialiste Belinda Balluku.
“Nuk merrem unë me këtë punë. Është kryetari i grupit që ka për detyrë të dëgjojë dhe kuptojë arsyet e mungesave”, tha Rama.
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit