Deklaratat e Bërnabiç në Forumin e Bledit, reagon deputeti shqiptar në Serbi

30 Gusht 2023 | 19:47

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar lidhur me fjalimin e kryeministres serbe, Ana Bërnabic, të bërë të martën në Forumin e Bledit në Slloveni.

Ai ka interpretuar fjalët e saj, duke thënë se mesazhi që u dërgoi shqiptarëve të Luginës së Preshevës ishte “mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”.

“Bërnabiç paska thënë se ‘shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i qëllon askush’. Faktet flasin diçka tjetër. Kur jemi tek të drejtat që garantohen edhe gëzohen, situata është krejtësisht tjetër nga ajo që pretendon Bërnabiç”, ka komentuar ai.

Në fund, Kamberi ka përmendur se ndërsa serbët në Kosovë kanë 10 vende të garantuara në Parlament dhe dy ministri, shqiptarët në Serbi duhet të luftojnë për një vend në parlament.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026