Deklarimet financiare të Trump ndezin debat, 10.71 milionë dollarë nga Amazon për dokumentarin e Melanias
Publikimi i deklarimeve financiare të presidentit amerikan Donald Trump nga Zyra e Etikës Qeveritare e SHBA-së ka nxitur reagime të shumta politike, veçanërisht lidhur me të ardhurat nga kriptovalutat dhe marrëveshjet e licencimit.
Sipas dokumentit prej 927 faqesh, Trump raportoi mbi 2.2 miliardë dollarë të ardhura gjatë vitit të kaluar nga pasuri të paluajtshme, marrëveshje licencimi, produkte me markën Trump, si dhe burime të tjera financiare. Dokumentet tregojnë gjithashtu se sipërmarrjet e familjes Trump në sektorin e kriptovalutave kanë gjeneruar mbi 1 miliard dollarë.
Deklarimet zbulojnë gjithashtu se Trump ka përfituar 10.71 milionë dollarë si tarifë licencimi për dokumentarin e Amazon MGM kushtuar bashkëshortes së tij, Melania Trump. Më herët ishte raportuar se Amazon kishte paguar rreth 40 milionë dollarë për realizimin e projektit.
Publikimi i këtyre të dhënave ka sjellë kritika nga disa politikanë demokratë. Senatorja Elizabeth Warren kërkoi miratimin e rregullave më të rrepta për të ndaluar presidentin, nënpresidentin, zyrtarët e lartë, anëtarët e Kongresit dhe familjet e tyre të përfitojnë financiarisht nga industria e kriptovalutave.
Ndërkohë, guvernatori i Minesotës, Tim Walz, e cilësoi Trumpin si “presidentin më të korruptuar në historinë amerikane”.
Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë akuzat. Zëdhënësja Anna Kelly deklaroi se as Trump dhe as familja e tij nuk janë përfshirë dhe nuk do të përfshihen në konflikte interesi, duke shtuar se administrata ka mbështetur zhvillimin e industrisë së kriptovalutave për të nxitur inovacionin dhe mundësitë ekonomike në Shtetet e Bashkuara.
Deklarimet financiare kanë rikthyer debatin në SHBA mbi nevojën për rregulla më të forta etike dhe transparencë në lidhje me aktivitetet financiare të zyrtarëve të lartë publikë, ndërsa kritikat dhe mbrojtja politike vijojnë të përplasen rreth kësaj çështjeje.
Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit
Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit
- 09:50 U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës
- 09:41 Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit
- 09:34 Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë